Gaza: Armëpushim i brishtë, apo jo?
Gaza - Pas deklarimit të armëpushimit nga ana e Izraelit dhe Hamasit, forcat izraelite filluan të tërhiqen nga Gaza. Radioja e ushtrisë izraelite bëri të ditur se ushtarët izraelitë do tërhiqen plotësisht nga Gaza deri nesër] kur do të bëhet ceremonia e betimit të presidentit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama.
Edhe lideri i Hamasit, Ismail Hanije, pretendoi se armiku nuk ia arriti qëllimit dhe ata triumfuan.
Operacioni i Izraelit gjatë të cilit u vranë 1.300 vetë, u plagosën 5.300 të tjerë dhe u rrënuan rreth 4000 ndërtesa, ndali me armëpushimin reciprok të të dyja palëve. Pasi Izraeli shpalli armëpushimin e njëanshëm edhe Hamasi deklaroi se do të bënte armëpushim për një javë që t'i jepte mundësi ushtarëve izraelit të tërhiqen.
Pas kësaj trupat izraelite filluan të tërhiqen nga Gaza. Ndërkohë që megjithë shkatërrimet dhe humbjet në njerëz në Gaza, lideri i Hamasit Ismail Hanije deklaron se ata kanë triumfuar.
Hanije pretendon se Izraeli nuk ia arriti dot qëllimit të tij.Rrethet diplomatike bëjnë të ditur se armëpushimi i vendosur është i brishtë.
Edhe fjalët e Ministrit të Punëve të Jashtme të Izraelit Avi Dikter e përforcojnë këtë gjë. Dikter tha: "Në qoftë se në gaza do të fillojë kontrabanta e armëve përsëri, Izraeli do ta quajë këtë si sulm."
Egjipti të enjten ftoi për bisedime veç e veç grupet e Izraelit dhe Palestinës. Ende nuk ka të dhëna nëse Egjiptit i ka ardhur apo jo ndonjë përgjigje nga të dyja palët.