Piktura “Mesazh” e Putinit, 1.1 milion USD
Moskë - Një pikturë e kryeministrit rus Vladimit Putin e cila paraqet një dritare të rrethuar me dëborë, është shitur plot 1.1 milion dollar në një panair të organizuar në St.Petersburg. Sipas piktorëve rusë, Putin me anë të kësaj piktuare i ka dërguar një mesazh Ukrainës.
Putin në festën e vitit të ri mori pjesë në panairin e përvitshëm të organizuar në St. Petersburg. Në ekspozitë ishin shfaqur piktura nga lloje të ndryshme që shprehnin ndjenjat festive të Krishtlindjeve në Rusi. Por, piktura që ngjalli më shumë interes ishte ajo e Vladimit Putin, një dritare e rrethuar me borë e akull, pikturë kjo që u shit për 1.1 milion dollar.
Putin, për përfundimin e pikturës mori ndihmë nga piktori rus, Nadejda Anfalova. “Unë kryeministrit i mësova vetëm përzierjen e bojërave dhe përzgjedhjen e penelave. Kjo punë me të vërtetë që nuk qe aq e thjeshtë, pasi gjatë gjithë kohës u shoqëruam nga shumë kameramanë dhe fotoreporterë”, tha ai.
Specialist të artit të penelit shprehen se piktura është një mesazh I Putinit për Ukrainën. Ata shprehen se “piktura nuk është thjesht një dritare e rrethuar nga akulli dhe dëbora. Ajo tregon Ukrainën e sunduar nga të ftohtët e dimrit dhe fuqinë e Rusisë në burimin e gazit natyror.