Moska jo kundër marrëdhënieve të SHBA-së me vendet tjera
Moskë - Moska zyrtare bën të ditur se nuk është kundër bashkëpunimeve që SHBA mund të bëjë me shtete të tjera, duke nënkutptuar këtu Ukrainën dhe Gjerogjinë. Ministri i jashtëm rus Sergey Lavrov ka deklaruar se “ne nuk mund të dalim kundër vendimit amerikan për të patur marrëdhënie me shtete të caktuara kjo gjë mund të ndodh edhe me Gjerogjinë dhe Ukrainën. Gjithashtu ne jemi të kujdesshëm edhe ndaj atyre sjelljeve diplomatike që cënojnë miqësinë dhe fqinjësinë tonë të mirë me vendet e tjera”.
Diplomati rus shprehur shqetësimin e Moskës zyrtare për një përshpejtim të procesit për anëtarësim në NATO të dy vendve të mësipërme. “Një hap i tillë do të ketë pasoja dhe të gjithë janë të vetëdijshmë për to. Kemi qenë dëshmitarë të këmbënguljes gjerogjiane e cila shkaktoi aq shumë viktima në konfliktin në Osetinë e Jugut, ndrekohë që të njëjtën valë destabiliteti po e shikojmë edhe në Ukrainë. Ne shpresojmë që administrate e re të ketë mësuar nga gabimet e derimëtanishme.”, tha ai.