E Diel, 1 Nëntor 2026

Esad: Izraeli të cilësohet si “qenie terroriste”

Kuvajt - Presidenti sirian ka propozuar që Izraeli të cilësohet si “qenie terroriste”. Pjesëmarrës në samitin e Bashkimit Arab, Beshar Esad u shpreh se pas masakrave të fundit izraelite në Palestinë, bota duhet të reagojë dh eta njohë atë si “qenie terroriste”. Ai i bëri thirrje botës arabe që të bashkohet në mbrojtje të të drejtave të popullit palestinez.

Ndërkohë, nga ana tjetër ka reaguar edhe presidenti egjiptian ndaj sjelljes së Hamasit i cili ka refuzuar zgjatjen e armëpushimit duke e shtyrë Izraelin në ndërmarrjen e hapave të tillë agresiv. Sipas Husni Mubarak, Hamasi duhet të marrë mbi vete përgjegjësitë për gjëra të tilla. “Bota arabe nuk po përjeton ditët më të mira të marrëdhënieve të saj. Pam patur një bashkim palestinezësh, stabiliteti në rajon duket I vështirë. Nuk mund të marr fund terrori dhe masakra izraelite në Gaza në një situatë si kjo që po vazhdon”, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›