E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci i nje viti ne krye te qeverisjes vendore per metropolin shqiptar

Bilanci i një viti në krye të qeverisjes vendore të metropolit shqiptar ka qenë pjesë e bisedës së kryebashkiakut, Lulzim Basha në studion e “ABC News”. Në këtë intervistë, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka trajtuar gjerësisht të gjitha çështjet të premtuara në fillim të mandatit prej tij, duke evidentuar dhe rezultatet për secilën prej tyre. Kështu, sipas tij, në këtë bilanc rezulton se reformat e propozuara janë kryer. Madje, ajo që tashmë është mjaft e prekshme është klima e mirë për bizneset, proces i cili ka pasur si synim që t’i jepet fund luftës së kundër klientelizmit. 
Ndërkohë një tjetër moment në të cilin u ndal kryebashkiaku Basha, ishte dhe ai i menaxhimit të parave të taksapaguesve të Tiranës. 
“Ne kemi qenë transparent me reformat që kemi bërë. Paratë janë për qytetarët dhe jo për administratën. Nuk mund të keqpërdorën paratë e taksapaguesve të Tiranës. Bashkia e Tiranës nuk është bordero, aty ka vend dhe do të ketë për çdo kënd që do të punojë në shqërbim të kryeqytet, pasi bashkia s`do funksionojë sipas militantizmit”, u shpreh Basha. 
Por kjo transparencë me qytetarët e Tiranës do të vijojë dhe dhe me projektin teknik për planit urbanistitk të kryeqytetit, ku çdo qytetar do të ketë eksesin të shqyrtojë në detaje çdo aspekt të tij. Një proces i tillë konsultimesh, sipas Bashës, do të nisë javën e fundit e gushtit. 
Kryebashkiaku tha se një sërë investimesh strategjike në infrastrukturë, të cilat janë në proces e sipër, do t’i japin frymëmarje kryeqytetit duke lehtësuar trafikun dhe ndihmuar qarkullimin. Po ashtu Basha u shpreh se janë riparuar 180 rrugë dhe një sërë rrugësh të tjera janë në riparim e sipër. Përsa i përket zgjerimit të rrugës së Elbasanit Basha ka përmendur anët pozitive që vijnë nga ky projekt. 
“Nuk ka rëndësi si etiketohem unë, pasi tashmë e kam bërë zgjedhjen, nuk merrem me konfliktin politik. Zgjerimi i rrugës së Elbsanait duhej, projekti është afishur online për 45 ditë rresht. Çështja u politizua. Ky investim ka vetëm një anë negative, që është cënimi i një sipërfaqje minimale gjelbërimi. Por dhe ky efekt  negativ por dhe ky i përkohshëm sepse do të punohet për ta zëvendësuar atë dhe për të shtuar më tej hapësirat e gjelbërta”, vlerësoi Basha. 
Por nga ana tjetër, kryebashkiaku Basha iu është përgjigjur edhe akuzave të opozitës lidhur me titujt e pronësisë, duke theksuar se bashkia jep leje përdorimi dhe nuk jep tituj pronësie. 
Gjatë intervistës më gazetaren Sonila Meço, kryebashkiaku Basha u shpreh se së shpejti qytetarët do të prekin edhe shume investime dhe projekte të tjera të rëndësishme të cilat do të bëhen realitet ku përfshihet edhe tramvaji. Kreu i bashkisë  së Tiranës deklaroi se ai do të vijojë të jetë Kryetar Bashkie me kohë të plotë pasi vetëm në këtë mënyrë kryeqyteti do të jëtë në funksion të qytetarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›