E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestime te reja per protestat kunder Putinit

Policia ruse ka arrestuar edhe dy aktivistë opozitarë në lidhje me dhunën e demonstratave opozitare, që kanë zënë vend në muajin maj. Zëdhënësi i Komitetit Hetues, Vladimir Markin, ka bërë të ditur se Nikolaj Kavkazski dhe Aleksei Plokoviç janë dërguar në paraburgim dhe se përballen me akuzat për pjesëmarrje në trazira. Autoritetet kane thene se 16 persona akuzohen per episodet e dhunshme, 14 prej te cilëve ndodhen në paraburgim. Aktivistet opozitare dhe grupe te te drejtave te njeriut i kanë cilësuar arrestimet pjese te politikave persekutuese te qeverise tek disidentet që kundërshtuan zgjedhjen e Vladimir Putin në krye të një mandati të tretë presidencial.  
Protestat e 6 majit, të cilat u zhvilluan në prag të betimit të Vladimir Putinit për mandatin e tretë presidencial, kanë përfshirë përleshje midis policisë dhe demonstruesve.
Mbi 400 njerëz janë arrestuar ne total, që kur Putin u rizgjodh në krye të Kremlinit. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›