Turpërohet Tirana, shkatërrohet 5:0 nga Alesundi
Është shuar dhe ëndra e fundit për një skuadër shqiptare në kompeticionet evropiane, pasi Tirana është shkatërruar 5:0 nga norvegjezja Alesundi.
Pas barazimit në kryeqytet 1:1 kishte ende pak shpresë për një kualifikim të mundshëm, por ashtu si Skënderbeu, Teuta dhe Flamurtari ka dështuar edhe Tirana.
Për 90 minuta bardh e blutë nuk kanë mundur të kordiohen në lojë duke bërë shumë gabime dhe duke mos e vënë asnjëhrë në rrezik portën kundërshtare.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1:0, por me fillimin e së dytës filloi dhe lumi i golave. Dy prej tyre u shënuan nga Xhejms, një Stuart dhe Nejshën, duke e mbyllur takimin në 5:0.
Në krahasim me ekipet e tjera evropiane, Tirana arriti të kalonte një tur, por turi i dytë ka qenë një dështim dhe një eleminim me turp.
/IDEA/