Bilanci i trishtë i zonjës Rama
Mark Marku
Kur znj. Ina Rama u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme rreth dy vjet më parë, shumëkush e mendoi
atë si zgjidhjen e duhur për këtë institucion. Dukej e re, ambicioze dhe mbi të gjitha pa ndonjë implikim profesional, që do të mund ta kompromentonte punën e saj në të ardhmen. Madje kjo zgjedhje bëri që të mbylleshin më shpejt nga ç’pritej edhe diskutimet që kishte shkaktuar heqja e paraardhësit të saj, zotit Sollaku. Kryeministri Berisha shpalli se kishin gjetur më në fund “Silvia Kontin” e drejtësisë shqiptare, duke iu referuar personazhit të Oktapodit, një seriali të suksesshëm italian të viteve ‘90. Presidenti Topi e mbështeti fort kandidaturën e saj, faktori ndërkombëtar gjithashtu, opozita e ledhatoi jo pak, e kështu u krijua një entuziazëm dhe atmosferë mjaft favorizuese për punën e Prokurorisë së Përgjithshme, atmosferë që zor se e ka pasur ndonjë paraardhës i saj, që nga Alush Dragoshi e deri te Dhori Sollaku, të cilët kanë punuar nën presionin e jashtëzakonshëm dhe nën kërcënimet e përhershme të krimit të organizuar dhe të politikës. Pritej vetëm që Ina Rama të fillonte punën.
Ajo e nisi karrierën e saj si Prokurore e Përgjithshme çuditshëm, teksa ekspozonte për në një nga revistat e modës a thua se Shqipëria mezi ç’priste të shihte hiret e saj femërore. Në fakt të gjithë besonin se ajo do të merrej me dosjet e mëdha. Pikërisht në momentin kur filloi të merrej me këto dosje, ajo i bëri atentatin e parë punës së saj, duke bërë pikërisht atë që nuk duhej të bënte: u pozicionua politikisht duke marrë pjesë hapur në një konflikt të ftohtë politik brenda shumicës. Ina Rama kishte mundësi që të qëndronte jashtë këtij konflikti dhe të merrej në mënyrë të paanshme me të gjitha dosjet e mëdha, që kishin të bënin me shumicën dhe pakicën duke krijuar modelin e një prokurorie profesionale dhe besnike ndaj ligjit. Ajo nuk e bëri dhe ky ishte dështimi i parë i saj. Duke i vendosur vetes një axhendë politike, ajo u dha shkas akuzave politike ndaj punës së saj, gjë që ndikoi shumë në uljen e besueshmërisë së institucionit që ajo përfaqësonte.
Dje, Ina Rama ka marrë rezultatin e parë serioz të dështimit të punës së saj. Gjykata e Lartë e ka shpallur të pavlefshëm procesin hetimor të ngritur nga prokuroria e saj ndaj Lulëzim Bashës, për rrugën Durrës-Kukës dhe madje e ka akuzuar Prokurorinë se vonesa gati njëvjeçare e punës së saj ka qenë antiligjore dhe e pajustifikueshme. Natyrisht dështimi i saj e ka një shpjegim dhe kjo ka të bëjë me atë që thamë më sipër: axhenda e hetimeve të Prokurorisë së Përgjithshme është politike dhe objektivat e saj janë politike. Ishte menduar pikërisht që ky proces të bëhej në prag të zgjedhjeve të qershorit dhe parashikohej që në fund të këtij procesi qeveria e zotit Berisha të dilte si abuzuese e fondeve të projektit të rrugës Durrës-Kalimash. Pavarësisht kohës së mjaftueshme në dispozicion, pavarësisht faktit që Parlamenti shqiptar ia kishte hequr prej një viti imunitetin ministrit Basha, duke u hapur rrugën hetimeve, akuza e prokurorisë rezulton një dështim i plotë. Dhe këtë nuk e thotë maxhoranca, nuk e thonë personat e mbajtur nën hetim por Gjykata e Lartë. Natyrisht që kjo është më tepër se një humbje procesi për Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ina Ramën. Me këtë proces, Kryeprokurorja e Përgjithshme dhe institucioni që ajo drejton ka humbur besimin e publikut në paanshmërinë dhe aftësinë e saj. Dhe për këtë duhet një reflektim.
Së pari, Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeprokurorja duhet të heqë dorë nga shndërrimi i akuzave politike të aktorëve të ndryshëm politikë në procese hetimore. Politika ka axhendën e saj të veprimit, moralin e saj, normat e saj gjithashtu. Prokuroria dhe gjykatat kanë kohën e tyre dhe axhendën e tyre, logjikën e tyre profesionale dhe ligjore. Koketëria politike e Prokurorisë së Përgjithshme është një nga shkaqet e këtij dështimi dhe është bërë burim i deformimit të punës së saj.
Së dyti, Prokuroria e Përgjithshme dhe Kryeprokurorja Rama duhet ta kalojnë kohën më shumë në zyrat e punës dhe mbi dosjet se sa në shfaqje dhe parada mediatike apo në seminare të kota që nuk vlejnë asgjë. E kemi parë shumë herë zonjën Rama në media, madje edhe më shpesh se liderët e partive kryesore, Berisha, Rama dhe Meta. Duhet kuptuar se luftën mediatike me krimin e bëjnë mediat dhe Kryeprokurores i duhet të fillojë luftën ligjore ndaj krimit.
Së treti, Kryeprokurorja Ina Rama dhe vartësit e saj duhet të tregojnë me akte konkrete se janë në luftë ligjore me krimin. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë shumë shpejt do të ndeshemi me dështime të tjera të këtij organi. Dhe nuk përjashtohet mundësia që të na kapë nostalgjia për Sollakun. Se ai të paktën mund të kritikohet për apati, por jo për instrumentalizim politik të organit të akuzës.