E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të garantohen kartat në zgjedhje

 

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dërguar dje një letër Kryeministrit Berisha, ku i kërkon garanci për pajisjen e qytetarëve me kartat e identitetit në mënyrë që të votojnë në 28 qershor. “Në këtë aspekt mendojmë se nuk është e justifikueshme që për mungesë organizimi ose kontrolli në zbatimin me rigorozitet dhe në kohë të kësaj detyre ose për shkak të mospajisjes me karta identiteti, zgjedhësit të privohen nga e drejta themelore e sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës së RSH”, thuhet në letër. Sipas KSHH-së, duhet më shumë bashkëpunim për sensibilizimin e qytetarëve për pajisjen me karta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›