Nis trajnimi i komisionerëve të KZAZ-ve
KQZ ka nisur në Shkodër, që prej të premtes, trajnimin për komisionerët e Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Materialet e trajnimit të ofruara nga KQZ-ja japin udhëzimet me administrimet dhe funksionet e KQZ-vë sipas Kodit të ri Zgjedhorë. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh i vendosur për një administrim me transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Këtë deklaratë, Ristani e bëri pas një takimi me anëtarët e KZAZ-së së Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. “Presupozohet se këto zgjedhje do të krijojnë mundësinë e shkëputjes nga tranzicioni. Procesi do të ketë edhe një veçanti tjetër, pasi do të monitorohet me kamera numërimi i votave”, u shpreh kreu i KQZ-së Ristani.