E Diel, 1 Nëntor 2026

Bilanci në Lushnje, 17 vatra zjarri në një javë

Lushnje- Brenda kësaj jave në Lushnje janë shfaqur 17 vatra zjarri, ku llogariten mbi 70 hektarë të djegur, midis hamulloreve, kanaleve me lëndë të thata edhe shumë drufrutorë si ullinj, mollë etj.

Eksperti i zjarreve dhe shpëtimit Loni Boçi thotë ze zjarret e këtij viti kanë qene të shumtë në numër, ku janë rrezikuar banesa dhe qendra të banuara. Disa zjarre kanë rënë ne fshatin Gur e Sulzotaj, ku falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve dhe ndihmës që kanë dhënë banorët me mjete rrethanore nuk ka pasur viktima në njerëz.

Po keshtu në fshatin Thanasaj, zjarri dogji mbi 100 trarë në linjën hekurudhore Lushnje-Rrogozhinë, në vendin e quajtur “Qafa e Sokolit”, duke mos lejuar qarkullimin e trenite udhetareve per disa kohë.

Në Krutjen e Sipërme zjarri përfshiu një zonë të terë, por per fat të mire flakët u izoluan pas ndërhyrjes. Vatra më e fundit ka qenë ajo në Pluk, kubrenda pak minutash u dogj një sipërfaqe prej një hektar dhe vetëm evakuimi i banorëve bëri që të mos kishte viktima në njerëz.

Policia ka ndaluar katër vetë të dyshuar si zjarrevenës, dy prej te cileve janë nga komuna e Krutjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›