E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, testim për pranimin e pedagogëve të rinj

Elbasan- Universiteti i Elbasanit ka miratuar kriteret e perzgjedhjes se pedagoeve të rinj për vitin akademik 2008-2009. Në një mbledhje të Senatit janë përcaktuar rregullat dhe hallkat në të cilat do të kalojë përzgjedhja e një pedagogu, duke rikthyer në testim edhe pedagogët e pranuar gjatë 10 viteve të fundit.

Rektori i Elbasanit, Liman Varoshi konfimon se për pedagogët aktualë që nuk kanë mbrojtur doktoraturën do të ketë një kontratë, ku do të përcaktohen detyrat dhe afati kohor. Ai deklaroi se nuk do të ketë poste të përherëshme, por çdo pedagog duhet ta meritojë pozicionin e tij.

Ndërsa lidhur me praktikën për përzgjedhjen e rreth 50 pedagoëve të rinj, kjo do të jetë tërësisht e ndryshme nga ajo e para. Sipas rektorit, në CV do të parashikohen tregues të tillë që realisht tregojnë dhe provojnë integritetin, moral dhe qytetar të kandidatit. Pas CV kalohet në intervistën nga një komision i përzgjedhur specialistësh,e cila është e natyrës së gjerë për formimin e përgjithshëm, por edhe intervistë e natyrës së ngushtë për disiplinën për të cilën kandidohet.

Në rastin kur kandidati intervistohet, ai do të pyetet edhe për specifika të ndryshme nga specialistët duke testuar njohuritë e tij psh: në rastin kur bëhet fjalë për Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, kjo problematikë do të trajtohet në gjuhën përkatëse.

Më pas do të ketë një vlerësim me pikë nga ky komision. “Një tjetër pikë ku jemi ndalur janë rekomandimet. Tashmë kandidatët për pedagogë do të duhet të kenë të paktën dy rekomandime nga profesorë apo profesorë të asociuar në fushat përkatëse të cilët provojnë se personi është i aftë për pozicionin që kërkon”- tha ai.

Por nuk përfundon këtu, pasi në rast se një kandidat shpallet fitues, menjëherë pranë departamentit të tij, fillon hartimi i kontratës, e cila firmoset nga fituesi dhe përcaktohen edhe ato çfarë duhet të arrijë në një vit akademik.

“Nëse nuk arrihen pikët e mundëshme të vendosura atëherë ky vend shpallet sërisht vakant dhe del në konkurim. Nuk do te kete më status apo mandat të përhershëm por çdo pedagog do të jetë në testim të vazhdueshëm”,-përfundoi Varoshi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›