E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, 15 birësime fëmijësh në 6 muaj

Tiranë- Për 6 muaj, Gjykata e Tiranës ka vendosur birësimin e 15-fëmijëve. Ndërkohë që në këtë institucion ishin paraqitur 17 kërkesa për birësim fëmijësh, por dy u pushuan për shkak të mosplotësimit të kushteve.

Mësohet se 9 prej kërkesave ishin bërë nga çifte të huaja, shifër që sipas burimeve nga gjykata ka ardhur në rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë 2 viteve të fundit, në gjykatën e Tiranës janë shqyrtuar 49 kërkesa për birësim. Në bazë të procedurave për të birësuar një fëmijë shqiptar, bashkëshortët i drejtohen Komitetit Shqiptar të Birësimeve dhe pas miratimit të kërkesës nga ky komitet, ata duhet të marrin dhe vendimin e gjykatës.

Dihet tashmë preferenca e prindërve, që kërkojnë të marrin si të tyrin fëmijë që ende nuk kanë mbushur vitin e parë të jetës, por sigurisht që ka edhe përjashtime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›