E Diel, 1 Nëntor 2026

U shembën kabinat, 25 familje ngrenë çadrat në plazh

Vlorë- Familjet që jetonin në kabinat e shembura pak ditë më parë nga policia bashkiake e Vlorës kanë ngritur çadrat pranë gërmadhave dhe po kalojnë aty ditët dhe netët në pritje të strehimit nga bashkia.

Sipas banorëve, në kabinat e shembura jetonin 25 familje që tani kanë mbetur në rrugë, ndërkohë që bashkia nuk u ka premtuar të gjithëve strehim. Kjo sepse, sipas saj, jo të gjithë banorët kanë qenë të rregulllt në pagimin e qirasë, ose të tjerë kishin hyrë forcërisht në kabinat e plazhit të vjetër në Vlorë.

Aksioni u zhvillua në datën 18 korrik, me synim zgjerimin e hapësirës për plazhin dhe pushuesit. Gjithsesj u rrafshuan katër godina, ku strehoheshin 25 familje. Sipas drejtorit të drejtorisë së shërbimeve në bashki, Ardian Musta, ndërhyrja përgjatë sezonit të plazhit ka qenë e kushtëzuar për këtë sezon vetëm pasi tani u çelën fondet.

Kjo sipas tij do të përmbushë edhe pjesën e pastrimit për plazhin e vjetër, i cili gjithmonë ka qenë problematik përsa i përket kushteve.

Strehim vetëm për ata që kanë dokumentacione, që kanë paguar dhe nuk kanë hyrë forcërisht. Kjo do të jetë skema e strehimit për familjarët, godinat në të cilat ata strehoheshin janë prishur, ndërkohë që vetë familjarët janë të shqetësuar.

“Nuk do të merren të gjithë banorët përsipër nga bashkia, pasi ata që kanë hyrë forcërisht, nuk do të përfitojnë këtë strehim”- tha ditën e aksionit Musta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›