E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te pushtuar nga importi. Mbi 42 miliarde leke ne 6 muaj

Bujqësia shqiptare vijon të jetë e pushtuar nga produktet e vendeve fqinjë, edhe pse gjatë këtij viti kemi pasur një përmirësim të raportit import eksporte. Zyrtarisht, ministria e linjës ka bërë me dije se gjatë këtij vitit kemi eksportuar më shumë prodhime bujqësore.

“Eksportet e produkteve bujqësore- blektorale dhe agro-industriale për gjashtëmujorin e parë të këtij viti kanë pësuar rritje prej 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në total arrin vlerën prej 5.292 milionë lekë. Perimet  kanë pësuar një rritje të eksporteve në sasi rreth tre herë më tepër se gjashtë mujorin e parë të vitit 2010. Frutat gjithashtu paraqiten me rritje të volumit të  eksporteve, rreth tre herë më tepër se e njëjta periudhë e një viti më parë”- shprehet zëdhënësja e MBUMK, Nidela Hoxha.

Importet kanë qenë mbi 42 miliard lekë vetëm në 6 muaj, por kemi konsumuar më pak mish dhe produkte shtazore.

“Importet e produkteve bujqësore, blektorale dhe agro-industriale për gjashtë mujorin e parë të vitit 2011 janë rritur me rreth 12% krahasuar me gjashtëmujorin e vitit 2010. Produktet bujqësore janë rritur me rreth 25%. Bilanci tregtar eksport- import për bujqësinë ka pësuar zbutje në favor të importeve duke arritur kështu në raportin 1 me 8 krahasuar me importin e qëndrueshëm 1 me 9 të viteve paraardhëse ”- tha Hoxha.

Në vitin 2009, prodhimi total nga bujqësia dhe agroindustria vlerësohet në 212,7 miliard lek. Kontributi kryesor ishte nga  bujqësisia e papërpunuar me rreth 75 për qind. Ndërsa agroindustria dha pjesën tjetër të prodhimit, rreth 25 për qind.  

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›