Rritet kredia ne leke Fullani Inflacioni arriti ne 4

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti rritje ekonomike ka qenë poshtë ritmeve të parashikuara. Guvernatori i Bankës së Shqiperisë Ardian Fullani tha se ngadalësimi i ritmeve të rritjes ka qenë i dukshëm dhe një ndër arsyet që ka ndikuar për këtë ka qenë edhe rritja e çmimeve. Sipas matjes së bankës qëndrore në këtë periudhë inflacioni ka qenë mbi katër për qind.
“Banka e Shqipërisë gjykon se aktiviteti ekonomik ka rregjistruar një rritje të ngadaltë edhe në tremujorin e dytë, por me një kontribut më të lartë në sektorin privat dhe një ngadalësim të sektorit publik dhe njëkohësisht të sektorit të huaj. Ecuria e çmimeve të konsumit ka qenë nën presion të shtuar inflacionist në 6-mujorin e parë të 2011-ës, kryesisht si pasojë e rritjes së cmmimeve të huaja në tregjet botërorë”-tha Fullani.
Në përkeqësimin e treguesve ekonomikë të vendit, sipas Guvernatorit Fullani kanë ndikuar edhe defiçitet që janë vënë re në sektorin publik. Rënia e të ardhurave publike në raport me parashikimet por edhe investimet e realizuara në tremujorin e parë kanë cuar në thellim të defiçitit buxhetor.
“Të ardhurat buxhetore kanë qenë të ngadalta duke u rritur me 1.1 % në terma vjetorë. Diferencat e ritmit të rritjes së të ardhurave dhe të shpenzimeve publike janë materializuar në zgjerimin e defiçitit buxhetor. Në terma të PBB-së, defiçiti buxhetor në fund të gjashtëmjorit të parë qëndron në 4.1 %, ose 1.5 pikë përqindje më shumë se një vit më parë”-theksoi ai.
Por megjithë ngadalësimin e vënë re në ekonomi, inflacionin e rritur dhe problemet e vëna re në sektorin publik dhe investimet ptivate përsëri Banka Qëndrore e ka parë të arsyeshme të mos ndërhyjë në normën bazë të interesave.
Florian Papadhimtri