Bilbao eliminon Man Utd-in

Golat për ekipin e trajnerit Marcelo Bielsa i realizuan Fernando Llorente në minutën e 23-të dhe Oscar de Marcos në të 65-ën. Kurse për Unitedin shënoi Wayne Rooney në minutën e 80-të.
Në duelet tjera, Valencia vazhdoi tutje pas barazimit 1-1 në Psv Eindhoven dhe kualifikimit me rezultat të përgjithshëm 5:3. Hannover fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Standard Liege dhe siguroi çerekfinalen. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 2:2.
Pavarësisht fitores 2:1 në shtëpi, Udinese u eliminua nga AZ Alkmaar pasi ishte mundur 2:0 në udhëtim. Shorti i çifteve çerekfinale do të tërhiqet nesër në Nyon.
Rezultatet
Athletic B – Man Utd 2:1 (5:3)
Udinese – AZ 2:1 (2:3)
PSV – Valencia 1:1 (3:5)
Hannover – Standard 4:0 (6:2)
Në kllapa është i shënuar rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve.