E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari hakmerret ndaj Skënderbeut dhe prek gjysmëfinalen

Vlonjatët fitojnë pastër ndaj korçarëve dhe, duke përfituar edhe nga humbja e Vllaznisë, mjafton të mos munden 0-3 në Shkodër, për të kaluar më tej

Flamurtari Skënderbeu 3-0

Shënues: Pejiç 17, Veliu 72, Progni 78

Flamurtari: Koliqi, Sakaj, Brahja, Veliu, Abraham (G. Muça 80), Pezo, Kuqi, Lena (Shtubina 76), Arbri (Telushi 84), Progni, Pejiç. Trajner: Sh. Muça.

Kartonë të verdhë: Pezo, Sakaj

Skënderbeu: Shehi, Vrapi (Tahirllari 75), Bicaj, Da Silva, Radas, Bratiç, Orelesi, Allmuça (Kërçiku 46), Shkëmbi, Muzaka (Gvozdenoviç 76), Xhafaj. Trajner: S. Levi.

Kartonë të verdhë: Shkëmbi, Da Silva (2), Bicaj

Karton i kuq: Da Silva

Gjyqtarë: L. Jemini, G. Qirici, R. Avdo (Tiranë)

Radiografia

17- Kros në shtyllën e dytë. Vrapi nuk mbulon si duhet Pejiçin, që me kokë shumë afër portës arrin të mposhtë edhe Shehin. 1-0 për Flamurtarin.

27 Kombinim i mirë në zonën vlonjate nga sulmuesit korçarë, por shkaktohet faull ndaj Veliut dhe aksioni i rrezikshëm thyhet.

30- Provon nga një goditje dënimi nga larg Progni, por gjuajtja e tij është për tu harruar.

33- Kroson Shkëmbi në zonë nga një goditje dënimi, provon me kokë Bratiç, por mbi traun e portës së Koliqit.

37- Progni kroson në zonë nga goditje dënimi, provon Kuqi me kokë, por pa gjetur dot kuadratin.

55- Goditje dënimi afër zonës së korçarëve. Progni lëshon një si gjuajtje kros, topi përplaset në tokë dhe Shehi nuk arrin ta zotërojë. Tenton Pezo, por jo fort, dhe topi përfundon në duart e portierit Shehi.

61- Kuqi pason për Lenën pranë zonës mike, por ky i fundit godet shumë keq.

71- Pejiç merr një top dhe mundohet të hyjë në zonë, Da Silva prek topin me dorë dhe merr kartonin e dytë të verdhë, për pasojë, të kuq.

72- Veliu provon direkt nga goditja e dënimit, me një gjuajtje perfekte për nga mënyra e ekzekutimit dhe gol. 2-0 për Flamurtarin.

78- Kros i gjatë në zonën korçare, Progni shkëputet bukur, gjuan dhe Shehi mposhtet sërish. 3-0 për Flamurtarin.

90- Progni në hyrje të zonës ecën mjaft bukur me topin, shmang dy futbollistë të Skënderbeut, provon të godasë, por kësaj radhe pret portieri Shehi.

Komenti

Vlonjatët i kthejnë shpejt reston Skënderbeut për ndeshjen e kupës, teksa pas humbjes 4-1 në Pogradec, dje fitojnë pastër 3-0. Një hakmarrje që pati vlera të dyfishta, pasi rikthen edhe moralin në ekip pas barazimeve të fundit, njëkohësisht tani Flamurtari është thuajse në gjysmëfinale. Rivali i kuqezinjve për vendin e dytë, Vllaznia, çuditërisht, ka humbur ndeshjen në Krujë, dhe në ndeshjen e fundit në grup, vlonjatët nuk duhen të munden më shumë se dy gola diferencë në Shkodër.

Një mision i lehtë për Flamurtarin, pasi shkodranët nuk mund të fitojnë 3-0 apo më shumë. Tani të gjithë kanë kthyer pllakën, duke menduar për ndeshjen ndaj Tiranës në kampionat, pasi edhe në këtë front Flamurtari nuk dorëzohet. Ndërsa për Skënderbeun pak gjëra mund të thuhen. E kishte marrë me lehtë dhe tani i duhet të fitojë me Laçin në ndeshjen e fundit, ose më e keqja, të barazojë, sepse ndryshe mund të jetë jashtë gjysmëfinales.

Pjesa e parë Edhe pse pritej një tension, kjo duke parë ndeshjen e fundit mes këtyre skuadrave dhe rivalitetit në dy sezonet e fundit, ndeshja ka qenë normale dhe korrekte, me një arbitrim me nivel dhe pa kontestime. Koha e mirë bëri që në stadium të kishte shumë tifozë, por që shpeshherë e tepronin me sharjet dhe fyerjet karshi korçarëve.

Miqtë luanin për moral dhe nuk ishin nën presion, por ndoshta e morën shumë lehtë dhe nga kjo përfitoi Flamurtari, që në vihet në avantazh që në minutën e 17-të dhe qetësohet dhe futet në rrjedhën e lojës së tij. Dhe rastet sërish do të ishin për vlonjatët në pjesën e parë, mjafton të shohësh vetëm goditjet nga këndi, 6 për Flamurtarin dhe asnjë për Skënderbeun. Gjithsesi, gol nuk ka më në pjesën e parë dhe Flamurtari shkon i qetë në dhomat e zhveshjes, ndërsa korçarët mendohej se do të reagonin në fraksionin e dytë.

Pjesa e dytë I njëjti skenar edhe në këtë fragment loje, me Flamurtarin që kërkon golin dhe më i kthjellët në lojën e tij, ndërsa rastet për Skënderbeun janë sporadike dhe kundërsulmi nuk funksionon. Xhafaj është i vetëm në sulm, pasi Muzaka lëviz shumë pak, madje dëmtohet dhe më pas zëvendësohet.

Në aksionet e vlonjatëve marrin pjesë thuajse të gjithë futbollistët për të shënuar, kur spikat një rast i pastër i humbur nga Pezo. Do të vinte minuta e 71-të e ndeshjes, ku ndeshja pastaj mund të quhej e fituar për Flamurtarin. Është një galopim i Pejiçit, i cili edhe pse ka dy mbrojtës para, kërkon të futet në zonë, por Da Silva prek topin me dorë pikërisht mbi vijën e zonës korçare.

Gjyqtari Jemini ishte pranë aksionit dhe nuk jep 11-metërsh, por faull dhe ndëshkon me të verdhë mbrojtësin brazilian, që rezulton i dyti dhe Skënderbeu mbetet me 10 lojtarë. Por nuk mbaron këtu, pasi pikërisht nga kjo goditje dënimi do të ishte Veliu që do të shënonte një gol shumë të zgjuar për nga mënyra e ekzekutimit. Pas kësaj minute thuajse gjithçka është mbyllur për sa i përket fitores.

Do të kishte edhe një gol të tretë, ku Progni i ikën mbulimit të Radasit shumë bukur, gjuan dhe si rrallëherë Shehi pëson 3 gola. Trajnerët kryejnë zëvendësimet dhe natyrisht ndonjë rast episodik, por pa rrezikshmëri në të dyja portat. Mbyllet kështu ky takim, për të menduar në fundjavë për ndeshjet e kampionatit, ku Flamurtarin sërish e pret një ndeshje decisive, ndërsa Skënderbeu e ka më të lehtë, pasi do të presë Laçin, por në një fushë asnjanëse, me shumë mundësi sërish në Peqin.

Muça: Ndeshja më e bukur që kur erdha në Vlorë

Një ndeshje e interpretuar shumë mirë nga ana e futbollistëve të mi, që dua ti falënderoj për atë që dhanë në fushën e lojës. Mund të them që ishte takimi ynë më i bukur që kur kam ardhur te Flamurtari. Duke parë densitetin e ndeshjeve, natyrisht që nuk e prisja një fitore me të tillë shifër, por ja që djemtë kaluan presion dhe dhuruan një ndeshje të bukur, gjë që kënaqi edhe sportdashësit, të cilët edhe këta dua ti falënderoj për mbështetjen që na dhanë.

Duke parë edhe gabimin e Vllaznisë, në kupë mendoj se jemi disi më të qetë. Na mbetet të luftojmë fort edhe në kampionat, pasi ekipi është rritur nga ndeshja në ndeshje dhe pas kësaj fitoreje, morali në ekip është shumë më ndryshe. Besoj se do të bëjmë më të mirën.

Gjika debaton ashpër me të deleguarin Çela

Ka pasur një debat të ashpër dje pas përfundimit të ndeshjes, por që në fakt ka nisur që pjesën e parë, ose më saktë në pushim mes pjesëve. I deleguari i FSHF-së për këtë ndeshje, Besnik Çela, i ka kërkuar presidentit të Flamurtarit, Shpëtim Gjika, të ndalte tifozët të mos shanin në kor, sepse ndryshe do të pezullonte takimin.

Në fakt, numri një i klubit vlonjat i ka qetësuar jo pak tifozët, sidomos ata që ndodheshin në tribunë, por gjithsesi, ai nuk mund të ndalte gjithë tifozët. Në fund të ndeshjes pastaj ka ardhur debati, teksa Gjika i është shfryrë Çelës: Në Pogradec iu ça koka gjyqtarit dhe ju nuk e ndaluat ndeshjen, ndërsa sot tentuat ta pezullonit. Më thoni një stadium në botë ku nuk shahet.

Presidenti Gj

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›