E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luftëtari realizon fitoren e 15-të, të 10-tën në Gjirokastër

Nga SOKRAT PAPADHOPULLI

Përsëriten ndodhitë e ndeshjes me Besëlidhjen, një

11-metërsh i humbur, shumë kartonë, një gol dhe tri pikë

 

Luftëtari Kukësi  1-0

Shënues: Sinani 41

Luftëtari: Selimaj, Nino, Sinani, Hithi, Baci, Ramadani, Strati, Mersini (Lluka 88), Çaço, Nora, Raboshta (Braho  41). Trajner: N.Dede.

Kukësi: Koçi, Rexhepi, Renxa (Allamani 51), Lila, Pashaj, Thana, Jevdeviç, Mziu, Lena (Syla 72), Malo, Hamzaj (Xhetani 84).

Trajner: Sh Berberi.

Shënues: Sinani 41

Gjyqtarë: B.Pashai, E.Barushi, D.Rexha (Tiranë)

Kartonë të verdhë: Nora, Hithi, Sinani, Mersini, Baci, Strati

Goli i Sinanit i dha fitoren e çmuar Luftëtarit, që është e 15-ta në kampionat dhe e 10-ta në seri në Gjirokastër. Kjo ndeshje është  pritur me shumë interes për faktin se tensioni për shkarkesat herë u ngrit dhe herë u ul, për shkak të shtyrjes së saj. Sfida bëhet më e fortë, dukë marrë parasysh se përplasen e vjetra me të renë, duke marrë parasysh moshën dhe traditat e tyre në pretendim të superligës.

Para fillimit të ndeshjes u bë freskimi i fushës me ujin e shatërvanëve dhe u formuan edhe ylbere, ndërkohë që lojtarët u shoqëruan nga fëmijë me buqeta me lule. Ishin të paranishëm në stadium kryebashkiaku Flamur Bime dhe Qazim Muho nga drejtuesit e ekipit vendas, por edhe Fatos Hoxha dhe kryebashkiaku Hasan Halili i Kukësit, zv/presidenti Safet Gjici rreth 100 tifozë kuksianë.

Mziu gjuan i pari, por jashtë, ndërsa në vazhdim tentojnë të shënojnë Hamzaj, Raboshta dhe Baci, por pa rezultat. Nora ndëshkohet me karton të verdhë dhe i bëhen 3 të tillë, ndërsa Raboshta dëmtohet, por rihyn ne lojë. Vjen në fundin e pjesës së parë edhe çasti i golit. Nora ekzekuton një goditje dënimi dhe Sinani, që ka dalë nga thellësitë e mbrojtjes, përshëndet rrjetën e Kukësit.

Luhen edhe 4 minuta shtesë në pjesën e parë, ku rrezikojnë Baci, Thana dhe Jevdeviç, por pa mundur të shënojnë. Në fillim të pjesës së dytë Çaço kroson te Braho, që rrëzohet brenda zonës, por loja vazhdon. Lena dhe Hamzaj tentojnë, sikundër dhe Baci e Mersini, por pa pasur rezultat konkret. Në minutën e 81-të Braho fiton një 11-metërsh, pasi rrëzohet brenda zonës.

Gjuan Nora dhe grushton Koçi, topi përplaset në traversë dhe gol nuk ka. Në vazhdim gjuan Syla dhe pret Selimaj, ndërkohë që 4 minutat shtesë rrisin ankthin e lojtarëve dhe të të pranishmëve. Luftëtari fiton dhe thellon diferencën e pikëve me vendin e dytë në 7.

Trajnerët  

Nevil Dede, trajner i Luftëtarit: E përjetuam shumë tensionin nga shtyrja e ndeshjes shumë kohë. Si ekuilibër funksionoi mirë, por lojtarët u treguan frikacakë dhe nga emocionet nuk shënuan më shumë se një gol. Shpresojmë te ndeshja tjetër, por në këto dy ndeshjet e fundit shpenzuam shumë energji dhe morëm shumë kartonë.

Shahin Berberi, trajner i Kukësit: Ishte një takim rivalësh, por kam rezerva për gjykimin. Kemi 5 javë që i drejtohemi fedaratës për këtë problem. Luftëtarit i uroj suksese. Golin e pësuam nga një gabim foshnjarak dhe, siç thashë, na dëmtoi gjyqtari. Ne do të vazhdojmë rrugën e nisur pa ndihmën e askujt  Luftëtari e meriton superligën, sepse ka prodhuar futboll ndër vite.

 

 

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›