"Bilbil" maqedonas për sfidën e mbijetesës Lushnja-Partizani
Dueli, ndërmjet Lushnjës dhe Partizanit, nga ku do të përcaktohet skuadra që bie direkt nga Kategoria Superiore dhe ekipi që luan ndeshje "play-out" për të qëndruar mes më të mirëve, do të arbitrohet nga një treshe maqedonase. Federata e vendit fqinj i është përgjigjur pozitivisht ftesës së FSHF-së për gjyqtar të huaj, pas kërkesës së depozituar nga të kuqtë. "Bilbil" kryesor në "Roza Haxhiu" do të jetë Aleksandër Stavrev, ndërsa asistentë të tij për ndeshjen e 23 majit janë caktuar Marjan Kirovski dhe Ljubomir Krstevski. Lajmi është konfirmuar FFM, që në fazën e saj zyrtare citonte: "Një treshe gjyqtarësh maqedonas, e kryesuar nga Stavrev do të udhëtojë drejt Shqipërisë, për të drejtuar një ndeshje të kampionatit të këtij vendi. Ata do të arbitrojnë takimin ndërmjet Lushnjës dhe Partizanit, që shihet ndryshe si ‘derbi‘ për të evituar fundin e renditjes". Skuadra e Shpëtim Duros do të binte në Kategorinë e Parë vetëm nëse humbet me dy gola dizavantazh.
Aleksandër Stavrev ka marrë stemën e FIFA-s që prej vitit 2000, por pavarësisht eksperiencës, ai ka qenë shpesh i kontestuar për gjykimet e tij. Në vitin 2008 ka drejtuar mjaft ndeshje ndërkombëtare, në eliminatoret e Ligës së Kampioneve, Kupën UEFA dhe eliminatoret e Kupës së Botës. 32-vjeçari i lindur në Shkup është treguar mjaft i rreptë, duke mos i kursyer ndëshkimet. Takimi ku gjyqtari maqedonas ka dhënë më shumë kartonë ishte ai i 30 korrikut 2008, ku Anderlehti ka humbur 2-1 në shtëpi me Baten, në turin e dytë eliminator të Champions. Në 57 faulle të fërshëllyer, Stavrev ka nxjerrë 7 të verdhë dhe dy kartonë të kuq. Situatë pothuajse e ngjashme është regjistruar edhe në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010, ku Uellsi ka fituar 1-0 me Azerbajxhanin në Grupin 4: në 29 ndërhyrje të parregullta, "xhaketa e zezë" ka nxjerrë nga xhepi 7 kartonë të verdhë dhe një të kuq. Në periudhën shtator-tetor-nëntor 2008, ai ka drejtuar edhe dy ndeshje në Kupën UEFA (një eliminatore dhe një në grupe) dhe përballjen e Austrisë me Finlandën në "play-off" të Evropianit U-21.
Stavrev është gjyqtari i parë maqedonas që drejton ndeshje në Shqipëri, ndërkohë që ai bëhet "bilbili" i dhjetë i huaj ndërmjet kampionatit dhe Kupës. Shifra pritet të rritet, sepse Tirana dhe Vllaznia janë në pritje të emrit të gjyqtarit që do të arbitrojë përballjen që përcakton ekipin kampion. Ai do të jetë gjerman ose austriak. Gjatë këtij edicioni vendi ynë është "vizituar" nga gjyqtarë sllovenë dhe italianë, në gjysmëfinalet e Kupës, Tirana-Vllaznia dhe Shkumbini-Flamurtari.
Superiore / Java 33
Ndeshjet
Tirana-Vllaznia
Bylisi-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Flamurtari-Besa
Elbasani-Teuta
Lushnja-Partizani
Klasifikimi
Skuadrat N P
1. Tirana 32 65
2. Vllaznia 32 63
3. Dinamo 32 52
4. Teuta 32 44
5. Shkumbini 32 44
6. Besa 32 40
7. Flamurtari 32 39
8. Partizani 32 36
9. Apolonia 32 35
10. Bylis 32 34
11. Lushnja 32 33
12. Elbasani 32 32