Iran, testohet raketa tokë-tokë
Irani testoi dje sërish raketën me rreze të mesme veprimi të tipit "Sejil". Lajmin e zyrtarizoi vetë Mahmud Ahmadinexhad gjatë një fjalimi të mbajtur në Semnan, zonë në veri të vendit. "Ministri i Mbrojtjes më njoftoi se lëshuam një raketë të tipit ‘Sejil‘", tha numri një i shtetit iranian. Mësohet se rrezja e veprimit të raketës është përafërsisht dy mijë kilometra, gjë që do të thotë se mund të godasë fare mirë si gjithë territorin izraelit, ashtu edhe bazat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjirin Persik.
"Goditja në shënjestër"
Mahmud Ahmadinexhad, gjatë deklaratës së tij publike, tha se "Sejil-2" është një raketë me karburant të ngurtë, e cila fillimisht hidhet përtej atmosferës tokësore, për t‘u rikthyer dhe për të goditur objektivin gjatë rënies. "Shënjestra u Godit", iu gëzua Ahmadinexhad suksesit të testit.
Ajo që e shqetëson shumë diplomacinë e komunitetit ndërkombëtar është fakti se raketa mund t‘i hedhë mbushjet deri në një distancë prej dy mijë kilometrash. Sipas Agjencisë Shtetërore Iraniane, IRNA, Presidenti Ahmadinexhad kishte pohuar se "Sejil-2" ka një rreze veprimi më të madhe se ajo e raketës "Shabab 3", e konsideruar raketa më e fuqishme në zotërim të këtij shteti. Sipas përllogaritjeve shumë të thjeshta kuptohet menjëherë se raketa është në gjendje të godasë çdo pikë të territorit izraelit, ashtu si dhe bazat ushtarake amerikane në Gjirin Persik. Testi merr më shumë kuptim në çastin kur Izraeli, shteti më i shqetësuar prej fuqizimit të Iranit në planin ushtarak, përpara takimit të Netanianut me Presidentin amerikan, Barak Obama, kishte lënë të kuptohej se nuk e përjashtonin mundësinë e sulmeve ndaj Iranit në çastin kur ky refuzonte çdo kërkesë për të ndërprerë programin e vet nuklear. Versioni i parë i raketës "Sejil" u testua eksperimentalisht në nëntorin e shkuar. Programi raketor i Iranit i është nënshtruar një përshpejtimi të fortë gjatë viteve të fundit, paralelisht me atë nuklear.
Incidenti diplomatik me Italinë
Testi i raketës shkaktoi menjëherë incidentin e parë në rrafshin diplomatik. Ministri i Jashtëm i Italisë, Frank Fratini, anuloi menjëherë vizitën e programuar për t‘u zhvilluar sot në republikën islamike. Kjo, pasi nga ana e Iranit, Ministrisë së Jashtme italiane iu paraqit një ndryshim programi lidhur me vizitën, sipas të cilit takimi kokë më kokë i ministrit Fratini me Presidentin Ahmadinexhat nuk do të zhvillohej më në Teheran, por në Semnan, vendi nga ku Ahmadinexhad lëshoi deklaratën dhe ku u testua raketa.
Nga ana e Ministrisë italiane të Jashtme u bë me dije se kërkesa e iranianëve nuk u pranua nga zyra e ministrit, e cila gjeti me vend të shprehte edhe keqardhjen e thellë për humbjen e kësaj mundësie, e konsideruar prej italianëve si rast i shkëlqyer për thellimin e përfshirjes së Iranit në cilësinë e aktorit aktiv për stabilizimin e Afganistanit dhe Pakistanit.
Mund të kuptohet lehtë që Fratini nuk ka dashur të jetë i pranishëm në vendin e lëshimit të raketës, gjë që mund të interpretohej sipas interesave nga palë të ndryshme. Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme italiane, lidhur me anulimin e vizitës vërehej se "u mendua t‘i komunikohej palës iraniane pamundësia për të zhvilluar vizitën e sotme, ku do të diskutohej tema e Afganistanit dhe Pakistanit".