Rusia vë kusht sistemin anti-raketor për bisedimet nukleare
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të detyruara të zbusin shqetësimet ruse lidhur mbi planet e tyre për ndërtimin e një sistemi anti-raketor në Evropën Lindore, në rast se duan që Moska të pranojë të nënshkruajë traktatin e përbashkët për reduktimin e armëve nukleare. Qëndrimi u bë publik gjatë ditës së djeshme nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, dhe analogu i tij rus, Dimitri Medvedev, ranë dakord muajin e shkuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje për pakësimin e dyanshëm të arsenalit nuklear, e cila do të zëvendësonte Traktatin për Reduktimin e Armëve Strategjike "START I", i cili skadon në dhjetorin e këtij viti. Dy fuqitë më të mëdha botërore në rrafshin nuklear nisën të martën bisedimet zyrtare për përpilimin e një pakti të ri, ndërkohë që diplomatët mendojnë se është e mundur arritja progresive përpara se Obama dhe Medvedev të takohen më 6 deri 8 korrik.
Por gjërat duket se komplikohen nga plani i Uashingtonit për ndërtimin e një mburoje anti-raketore në Evropën Lindore. Projekti konsiston në stacionimin e pajisjeve mbrojtëse kundër raketave në Poloni dhe në Republikën Çeke, që do të shërbejnë për detektimin e raketave të lëshuara nga shtete që Uashingtoni i konsideron si armiq, siç është rasti i Iranit. Rusia e sheh si shumë nervozues këtë veprim, si dhe kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj sigurisë së saj. "Parimi themeltar i marrëveshjes duhet të jetë siguria e barabartë për të dyja palët, si dhe paprekshmëria e barazisë strategjike", tha Lavrov nga Pallati i shekullit XIX, ku po mbahen aktualisht bisedimet për traktatin e ri nuklear. Shtoi gjithashtu se bisedimet duhet të mbajnë parasysh çdo lloj plani për raketa me bazë jashtë hapësirës tokësore, si dhe zhvillimin e armëve të tjera jonukleare të shkatërrimit në masë.
Gjetja e gjuhës së përbashkët mbi këto pika do të ishte një hap i madh përpara mes armiqve të dikurshëm të Luftës së Ftohtë, pas acarimeve të shpeshta që u vërejtën në administratën Bush mbi sistemin e mbrojtjes kundër raketave, zgjerimin e NATO-s dhe ndërhyrjen e armatosur ruse në Gjeorgji. Obama tha muajin e shkuar se Uashingtoni do të vazhdonte të ecte përpara me programin e sistemit mbrojtës në Evropën Lindore, në rast se Shtëpia e Bardhë mendonte se nga Irani vinin rreziqe reale.