E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, 1.3 miliardë euro për biznesin e vogël

Qeveria greke shpalli dje planin për lëvrimin e një pakete ndihmëse prej 1.3 miliardë dollarësh, me qëllim ndihmën e biznesit të vogël, i prekur mjaft rëndë nga kriza aktuale globale. Fondi i posaçëm do shërbejë për të mbështetur investimet në industrinë e manifakturimit, turizmit e tregtisë. Ekonomia greke, që përbën rreth 2.5 për qind të eurozonës, këtë vit gjendet tepër e ekspozuar ndaj recesionit, pas një serie të gjatë vitesh me rritje të fortë ekonomike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›