E Diel, 1 Nëntor 2026

Palermo kthen Ujkanin në bankat e fillores

Sajmir Ujkani, portieri shqiptar i skuadrës së Palermos dhe i përfaqësues sonë Shpresa, është rikthyer në bankat e "fillores". Tani jo më për të mësuar shkrim e këndim, por për të vizituar fëmijët e një shkolle në Sicili. Lajmi është bërë i njohur nga shtypi lokal, i cili ka theksuar se "kjo vizitë bëhet në vazhdën e iniciativës së lidhur nga marrëveshja mes padronit i klubit të Palermos, Maurizio Zamparini, dhe presidentit të Provincës, Xhovani Avanti. Sot në mëngjes, rreth orës 10.00, dy lojtarët e Palermos, shqiptari Ujkani së bashku me portierin e parë Marko Amelia do të vizitojnë nxënësit e shkollës fillore "Archimede" në rrugën "Regione 32" në Partiniko. Ky është i shtati takim i parashikuar në program. Në këtë iniciativë do të marrin pjesë edhe presidenti Avanti dhe anëtari i komunës i ngarkuar për sportin Mishele Naska

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›