E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, rënie ekonomike në nivele rekord

Ekonomia japoneze u tkurr gjatë tremujorit të parë të vitit 2009 4 për qind, ose me 15.2 për qind në bazë vjetore. Ekonomia e këtij vendi, e cila varet në masë shumë të madhe nga eksportet, është prekur rëndë nga kriza globale. Gjithsesi, ekonomistët parashikojnë një rritje modeste gjatë muajve në vazhdim. vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet u ulën me 26 për qind. "Dobësia e sektorit korporativ po transportohet pak nga pak në gjithë ekonominë", vërejti në një deklaratë Kryeministri Taro Aso.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›