Kozniku, kryetar i Federatës kroate të kërcimeve në ujë

Ardian Kozniku futbollisti shqiptar që para 9 viteve ka luajtur për Kroacinë në Botërorin e Francës, ku edhe fituan vendin e tretë, është zgjedhur kryetar i Federatës kroate për kërcime në ujë. "Fajtorë" kryesorë që është angazhuar në këtë sport është vajza e tij Diana, njëra nga shpresat më të mëdha të këtij sporti në Kroaci. "Tri vite jam duke e përcjellur këtë sport. E kam ndjekur për shkak të garave dhe mjaftë kam udhëtuar. Në fillim mu për këtë arsye nuk dëshiroja të jem në këtë detyrë, por pas disa konsulltimeve e kam pranuar detyrën", thotë 39 vjecari Kozniku, ish sulmuesi i Dianmos dhe Hajdukut.
Reshat Ibrahimi