E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Berisha duhet të përmirësohet”

Ky është konkluzioni i trajnerit të Bernlit, Stiv Koterill, pas debutimit të Besart Berishës me fanellën e Bërnlit kundër Akrington Stenlit, të përfunduar me rezultatin 1-1. "Edhe pse ka bërë një paraqitje të mirë në debutimin e tij me skuadrën e Bërnleti, i duhet ende kohë që të përmirësohet". Trajneri i skuadrës angleze beson se futbollisti i kombëtares shqiptare mund të japë më shumë në fushën e lojës. Futbollisti i kombëtares shqiptare u aktivizua për një pjesë të lojës dhe bëri një paraqitje të pëlqyeshme, edhe pse do edhe pak kohë që të japë më të mirën. Vetë tekniku anglez e pranoi që mungesa e Berishës në fazën përgatitore ndikoi disi edhe në paraqitjen e tij. "Besarti në vecanti nuk është aktivizuar gjatë gjithë javës që ne kemi filluar fazën përgatitore. Ai ka munguar gjatë gjithë kësaj kohe, gjë që nuk ka ndihmuar fare por ai erdhi në skuadër, luajti dhe unë mendoj që u tregua i mprehtë në 20 minutat e para", –u shpreh Koterill.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›