“Milan mblidhe mendjen, Eto’o nuk shitet”

Presidenti i Barcelonës, Huan Laporta, deklaroi se sulmuesi kamerunas, Samuel Eto nuk është në shitje, dhe se ai mezi po pret të shohë atë përkrah blerjes së re, Tieri Henrisë, në kampionatin që pritet të fillojë. Gazeta italiane "La Gazzetta Dello Sport" e përfshiu Samuel Eto'në në listën e pesë lojtarëve të klasit botëror që Milani ka parashikuar të blejë në fushatën e verore.
Reportet nga Spanja gjithashtu sugjeruan se një përfaqësues i gjigandëve të Serisë A është në rrugë e sipër për të qenë në kryeqytetin e katalanasve me një cek të bardhë për lojtarin. "Samuel Eto'o nuk është në shitje", këmbënguli Laporta. "Ai nuk është vetëm një pikë referimi për Barcelonën, por gjithashtu për futbollin botëror. Samuel është gati të stërvitet për sezonin e ri dhe mezi pret të luajë së bashku me Henrinë, Ronaldinjon dhe Lioenl Mesin. Tifozët mezi po presin të shohin të luajnë bashkë të katërt. Jo vetëm Eto', por as Ronaldinjo nuk do të përfshihet në asnjë transfertë". Milani përfshiu në listë përvec Eto'së dhe Ronaldinjon, Didier Drogbanë, Andrij Shevcenkon dhe Alexandër Paton.