E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani nuk pushon së shënuari

Në Gjermani, Edmond Kapllani nuk pushon së shënuari në ndeshjet testuese. Kësaj radhe, Karlsruhe fitoi 4-0 me ekipin e ligës së tretë gjermane, Offenburg, ndërsa sulmuesi durrsak celi dhe serinë e golave. Energi Kotbus i Ervin Skelës vazhdon serinë e fitoreve në përgatitore. Skuadra e Patrik Sander fitoi 1-0 me Union Berlinin me golin e Kiojos. Skela luajti për 60 minuta duke ia lënë vendin Rostit. Takimi tjetër i fituar është ai kundër ekipit cek Ostrava, që u mmbyll me rezultatin 3-1. Skela dhe në këtë takim luajti nga minuta e parë, por u zëvendësua nga Brandrovski në minutën e 61-të.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›