E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aragones: Nuk e doja Italinë në çerekfinale

Trajneri i Spanjës, Luis Aragones, pohoi se Italia nuk ishte ekipi që ai do të dëshironte të përballej në cerekfinale.
Fitorja 2-0 e formacionit të Roberto Donadonit ndaj Francës e ka trembur jo pak teknikun iberik. Forma e kampionëve të botës ishte më e mira e tyre në tre ndeshjet e para.
"Italia është ekipi që unë nuk do ta dëshiroja të përballesha në cerekfinale. Ajo është kampione e botës dhe një ekip shumë i vështirë për t'u përballuar. Lojtarët janë kompetent dhe atë dinë të luajnë në periudha të mira dhe të vështira".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›