E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gafa, himni nazist në televizion

Jo cdo gjë shkon në prapaskenat e Euro 2008. Televizioni zviceran SRG kishte titruar himnin kombëtar gjerman me fjalët në versionin nazist para ndeshjes Austri-Gjermani (0-1).
"Është një gabim i pafalshëm", -pranoi një funksionar i shërbimit të titrave, i cili pohoi se ky ishte një gabim i dy redaktoreve të reja.
Fjalët në versionin nazist dhe në himnin gjerman aktual kanë dalë nga e njëjta këngë "Das Deutschlandlied", por nëse nga himni i kompozuar në vitin 1922, versioni nazist ka marrë vetëm strofën e parë, himni aktual gjerman ka vetëm strofën e tretë.
Në ekranet televizive shikuesit kanë parë frazën "Gjermania mbi të gjithë".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›