E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Italia, kampionati i katërt në Europë

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galiani, pranoi se klubet italiane nuk mund të jenë konkurrentë për të siguruar shërbimet e lojtarëve të mëdhenj gjatë merkatos së verës.
Zëvendësi i Berluskonit pohoi: "Milani gjithmonë ka menduar si një klub i madh. Por tani kemi pësuar një dëm prej rreth 40 milion eurosh për shkak të moskualifikimit në Ligën e Kampioneve. Nuk jam duke e ekzagjeruar aspak, nëse do të thosha se tani futbolli italian është në vendin e katërt në Europë pas Anglisë, Spanjës e Gjermanisë. Fatkeqësisht ne nuk mund të jemi konkurrues për disa lojtarë'.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›