Van Basten: Donadoni, miku im

Trajneri i Holandës, Marko van Basten, pohoi se ai ishte i "lumtur" të shihte Italinë në cerekfinalet e Euro 2008, edhe pse ekipi i tij mund të përballet sërish me kampionët e botës në gjysmëfinale. Një humbje e Holandës me Rumaninë do ta nxirrte jashtë loje Italinë, por "portokallinjtë" fituan 2-0, ashtu si Italia me Francën (2-0).
"Nëse ne do të përballemi me Italinë sërish së pari duhet të jemi në gjysmëfinale", - tha Van Basten. "Unë mendoj se do ta përgatisim veten për cerekfinalet e së shtunës".
Van Basteni foli edhe për teknikun e Italisë, Roberto Donadonin. "Unë e njoh shumë mirë atë, ai është një miku im", - tha bosi holandez. "Në situata të tilla nuk është mirë të kemi kontakte me njëri-tjetrin. Por në fund të fundit, unë jam i lumtur që ai ia doli të shkojë me tej, i lumtur për të dhe për Italinë".