Bild: Hyka me “letra të këqija”

“Letra të këqija” ka për momentin Jahmir Hyka. Kështu shkruan gazeta popullorë gjermane “Bild”. “Ai është për t’u mbajtur. Në fillim të sezonit kishte i riu më shumë vetëbesim”, - rrëfen trajneri Andersen për tabolidin më të shitur në Gjermani në lidhje me shqiptarin e vogël (169 cm). Një huazim pas fazës përgatitore (në Andaluzi) për fantazistin e kombëtares shqiptare nuk është mbyllur ende. Mainc do të zhvillojë një fazë përgatitore nëntë ditore në Costa Ballena të rajonit të Andaluzisë në Spanjë.
E Premte, 09 Janar 2009