Xhevair Sukaj firmos me VllazninëXhevair Sukaj, i konsideruar si një talent e produkt i pastër i shkollës shkodrane të futbollit, ka luajtur gjatë karrierës së tij të shkurtër futbollistike me Vllazninë (74 ndeshje, 19 gola), Elbasanin (4

Xhevair Sukaj, sulmuesi 21-vjeçar që me dy golat e tij kundër Koperit në turin e parë eliminator të Kupës UEFA, i siguroi Vllaznisë dy përballje luksi me Napolin e Serisë A në turin e dytë po të këtij kompeticioni, rivishet sërish kuqeblu në sezonin e tij të katërt me skuadrën shkodrane.
Futbollisti i Shpresave e i Kombëtare shqiptare, i aktivizuar në pjesën e parë të sezonit te klubi turk Hacettepe, gjeti akordin financiar me presidentin karizmatik Valter Fushaj, dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Agim Canaj për pjesën e dytë të sezonit.
Vllanzia (34 pikë) kryeson me katër pikë diferencë kampionatin ndaj Tiranës së vendit të dytë dhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë do të përballet me Dinamon, me të cilën edhe humbi në ndeshjen e fundit të vitit 2008.
Xhevair Sukaj, i konsideruar si një talent e produkt i pastër i shkollës shkodrane të futbollit, ka luajtur gjatë karrierës së tij të shkurtër futbollistike me Vllazninë (74 ndeshje, 19 gola), Elbasanin (4 ndeshje, asnjë gol) dhe së fundi me Hacettepe (8 ndeshje, asnjë gol).
E Premte, 09 Janar 2009