E Diel, 1 Nëntor 2026

Eleandro Pema nënshkruan për ElbasaninTe Elbasani vazhdojnë të jenë në provë maqedonasi Nikolla Kleckarovski si dhe shqiptari që luan në Greqi me Skoda Ksanthi, Aldo Mitraj

Eleandro Pema, për të cilin u fol së fundi se kishte një ofertë nga Sllovenia, është blerja e tretë dimërore e Elbasanit, pas atyre të Nevil Dedes (lojtar i lirë) dhe Ilir Qorrit të ardhur nga Teuta.

Ish-sulmuesi 23-vjeçari i Flamurtarit, i cili më parë ka luajtur edhe me Tiranën e Dinamon (me të dy ekipet është shpallur kampion kombëtar) vlerësohet për shpejtësinë e tij në kundërsulm.

Gjatë këtij sezoni Pema, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e Samsunsporit në Turqi (sezoni 2004-2005), nuk ka lë gjurmë në skuadrën vlonjate ((8 ndeshje, asnjë gol).

Me Tiranën e Dinamon, Pema ka shënuar respektivisht 7 gola (37 ndeshje) dhe 8 gola (46 ndeshje), gjatë katër viteve të aktivizimit me dy skuadrat (nga dy sezone për secilën).  

Te Elbasani vazhdojnë të jenë në provë maqedonasi Nikolla Kleckarovski si dhe shqiptari që luan në Greqi me Skoda Ksanthi, Aldo Mitraj.

E Premte, 09 Janar 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›