Bild: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

Në takim me ministrin Bildt u vlerësuan marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i deritanishëm midis dy vendeve, si dhe u thekua se ka shumë mundësi dhe rrugë për t’i forcuar ato më tej, në interes të dy vendeve. Si fusha të këtij bashkëpunimi u identifikuan energjia, burimet natyrore dhe minierat, infrastruktura, turizmi dhe shkëmbimet tregtare.
Haxhinasto kërkoi që Suedia të vazhdojë të mbështesë vendin tonë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ministri i Jashtëm suedez, z Bildt u shpreh se Suedia, si mbështetëse e përhershme e zgjerimit, dëshiron që të shohë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, pa përjashtim, si vende anëtare të BE-së. Në këtë kuadër ajo mbështet edhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim se avancimi i agjendës së integrimit në BE përbën një instrument të rëndësishëm për të forcuar më tej reformat dhe proceset e konsolidimit të demokracisë në vendet aspirante. Ministri Bildt vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë në rajon si një faktor moderues dhe që mbështet proceset integruese rajonale.
Po ashtu, në takim u vlerësua se tashmë është koha që të ketë një hap të ri cilësor në marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe Shqipëri-Serbi dhe është koha që marrëveshjet të bëhen realitet. Kryediplomati shqiptar tha se problemet në veri të Kosovës zgjidhen duke mos pasur si referencë modelet e të kaluarës, por ato të së ardhmes, që është BE. Ai theksoi se ‘Plani Ahtisari’ për Veriun është pikërisht në respekt të perspektivës Evropiane të qytetarëve të Kosovës, pavarësisht nga përkatësia etnike.
Gjatë vizitës zyrtare ne Stokholm, Haxhinasto pati edhe një takim me Kryetarin e Parlamentit Suedez, Westerberg, ku u diskutua për bashkëpunimin midis dy parlamenteve, si dhe integrimin e vendeve të rajonit tonë në BE. Gjatë bisedës, Westerberg theksoi se për parlamentarët suedezë është e rëndësishme që gjykatat të jenë të pavarura dhe të vazhdojë të luftohet korrupsioni. /Start/
2012-05-08 12:38