Halimi, detyra institucioneve të burgjeve

Halimi mori pjesë në analizën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për 4 mujorin e parë të vitit 2012-të, në të cilën u trajtua gjerësisht problematika që ka shoqëruar punën në të gjitha Institucionet e Vuajtjes së Dënimeve Penale.
Ministria e Drejtësisë aktualisht monitoron on line me kamera sistemin e Institucioneve të Vuajtjes së Dënimit në Tiranë ndërkohë që pritet që ky sistem të shtrihet edhe në të gjithë IEVP. Ministri i Drejtësisë deklaroi se në shtator do të nisë reformave në sistemin e menaxhimit të burimeve financiare në burgje, e cila synon rritjen e cilësisë së shërbimit dhe uljen e kostove për mbarëvajtjen e një të dënuari. Gjatë mbledhjes u morën në diskutim dhe u analizuan gjerësisht përfundimet e raporti të Avokatit të Popullit në lidhje me trajtimin e të dënuarve në Institucionet e Vuajtjes së dënimit dhe pritet marrja e masave për disa nga problemet e evidentuar në të.
“Raportet evidentojnë se kemi evolim pozitiv në nivelin e menaxhimit në burgje. Kemi absolutisht një rritje te performances ne trajtimin e te dënuarve. Mënyra se si shteti dhe ju trajtoni te dënuarin tregon vete dinjitetin e një shteti. Ka pasur arritje te rëndësishme ne përmirësimin e sigurisë, duke evidentuar zero tentativa për arratisje gjate këtyre muajve. Po ka edhe probleme për të cilat pritet marrja e masave të menjëhershme”- tha ministri Halimi në fjalën e tij në lidhje me problemet e abuzimit që kanë shoqëruar çështje të tilla hyrja e sendeve të paligjshme në burgje si dhe abuzimi me lejet shpërblyese. “Korrupsioni është një sëmundje që duhet ta luftojmë çdo ditë. Kërkoj prej jush tolerancë zero ndaj çdo rasti abuziv. Monitorimi dhe kontrolli i sistemit të burgjeve është prioritet i Ministrisë së Drejtësisë ndaj kërkoj marrjen e masave të menjëhershme për të parandaluar në të ardhmen dukuri të tilla”, tha Halimi.
Kreu i Drejtësisë mbështeti Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve dhe drejtuesit e këtij institucioni dhe shprehu besim të plotë për përgjegjësinë maksimale me të cilën do të trajtohen problemet e evidentuara në këtë analizë. Ministri Halimi deklaroi se do të vijojë vizitat e nisura në Institucionet e Vuajtjes së Dënimeve Penale në të gjithë vendin , së bashku me Avokatin e Popullit me qëllimi evidentimin e ndryshimit të madh që po ndodhe ne burgje në lidhje me përmirësimin e cilësisë së jetës së të dënuarve. /Start/
2012-05-08 14:43