Mediu takon Nanon: Për Presidentin, konsultime me PD-në

Pas takimit, Mediu theksoi se i vlerësonte të gjitha kandidaturat dhe se kishte diskutuar me Nanon më konkretisht idetë e tij për të ardhur në krye të Shtetit.
Mediu tha se mazhoranca duhet të ketë kandidatin e saj në Parlament. “Dua të theksoj edhe një herë se në të gjitha vlerësimet e kandidaturave, ne do të kemi edhe qëndrimin e mazhorancës”, tha ai. Ai shtoi se është i rëndësishëm komunikimi dhe dialogu politik midis palëve, teksa nënvizoi se Partia Republikane do të ketë të njëjtin qëndrim ashtu sikurse i mazhorancës.
“Është shumë e rëndësishme që disa gjëra t’i diskutojmë brenda kësaj mazhorance dhe më pas të diskutojmë me fqinjin. Kemi pasur edhe votime të mëparshme që kemi diskutuar si në vitin 2002 dhe në vitin 2007 dhe kemi pasur edhe suksese. Votimi në Parlament është një proces kushtetues konkurrimi. Është absurde që mazhoranca të mos ketë kandidatin e saj”, shtoi ai. I pyetur nëse Nano do të jetë kandidati i mazhorancës, Mediu tha se ai ka një të shkuar me Partinë Socialiste dhe nuk mund të jetë kandidat i propozuar nga e djathta.
Pas takimit, Nano u shpreh se takimi me Mediun ishte një vlerë e shtuar e konsultimeve për kreun e Shtetit. “Unë kam qenë i vëmendshëm dhe falënderova z. Mediu, duke pasur mundësi për të dëgjuar më shumë argumente për nevojën e zgjidhjes së çështjes. Po i afrohem një takimi me kryeministrin, i cili ka rëndësi të dorës së parë në konsultimet e mia. Më vjen mirë që filluan konsultimet siç është takimi Rama-Meta dhe të gjithë janë në trasenë e duhur”, u shpreh ai. /Start/
2012-05-08 14:23