E Diel, 1 Nëntor 2026

Bild acaron grekët: Nuk kanë bukë të hanë, kanë hequr dorë nga fëmijët e tyre

Share

Gazeta më e madhe në Gjermani dhe në Europë, Bild, në një reportazh të sajin, flet për një krizë që tashmë ka hyrë në palcën e njerëzve në Greqi. Gazeta, e cila ka acaruar jo pak herë grekët me shkrimet e saj, thotë se për shkak se prindërit nuk kanë para për bukë e për të mbajtur shtëpinë, po i dorëzojnë fëmijët tek fshatrat e fëmijëve SOS. Gazeta shkruan se në fshatin SOS në Athinë janë paraqitur mbi 1 mijë familje. Bild ka intervistuar 9 vjeçaren Joana, e cila çdo dy orë kërkon prindërit e saj, të cilët e kanë lënë aty për shkak se nuk e mbanin dot me bukë.

Drejtori i fshatit SOS, George Protopapa thotë se më përpara aty vinin fëmijë nga familje në nevojë. Tani dyndja është shumë e madhe sa ka prindër që trokasin direkt në derë e kërkojnë ndihmë. Nuk e kemi menduar kurrë se do shkonte në këtë pikë, thotë Protopapa.

Bild shkruan se në fund të vitit papunësia në Greqi do shkojë 20 përqind. Për më tepër, fshatrat SOS do e kenë të vështirë të operojnë për shkak se do u rriten taksat dhe shumë pak njerëz do japin donacione.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›