E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Mugabe bëhet këngëtar në moshën 87 vjeçare

Share

Presidenti 87 vjeçar i Zimbabveve, Robert Mugabe, është kthyer në një këngëtar pop-i.

Lideri despotik ka regjistruar një këngë të publikuar së fundmi, ku ai ankohet për padrejtësitë e bëra gjatë qeverisjes koloniale britanike.

Kënga e ka titullin Toita Sei? që përkthehet “Çfarë duhet të bëjmë ne?.

Kënga dëgjohet në radio jashtëzakonisht shpesh, kurse televizionet e transmetojnë gjithmonë përpara emisionit të lajmeve. Në autobusët në kryeqytet dëgjohet rregullisht kënga.

Analistët thonë se kënga synon të krijojë simpati tek të rinjtë e papunë, në një nga vendet më të varfra në botë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›