Ishte rruga më e rrezikshme, tani është më e frikshmja
Share
Sigurisht nuk është një rrugë për ata që kanë zemër të dobët. Gjendet në lartësinë 1200 metra dhe sikur të mos mjaftonte kjo, dyshemeja është krejt prej xhami, duke lejuar të shikosh qartë se çfarë do ndodhte nëse do bëni një hap të gabuar. Është ndoshta kjo arsyeja se përse kjo grua ecën me kaq shumë frikë. Rruga ndodhet në Kinë dhe dikur, përpara se të rindërtohej, ishte një nga rrugët më të rrezikshme në botë. Tani ajo ngjan me pistën e xhamtë përmbi Kanionin e Madh, që u lejon turistëve të shohin thikë poshtë.




