Shembet miniera, tjetër i vdekur në Bulqizë
Miniera e Bulqizës ka marrë një tjetër jetë minatori gjatë ditës së sotme, pas shembjes së një pjese të saj.
Pas një shpërthimi të ndodhur pak kohë më parë në këtë minierë ku ndërroi jetë një minator dhe u plagosën 8 të tjerë, një tjetër incident është shënuar mesditën e sotme.
Një minator ka gjetur vdekjen sot në galerinë 66 të minierës së Bulqizës pas shembjes së një pjese të kësaj galerie. Fetah Shehu 56 vjeç, ka gjetur vdekjen pas shembjes të një masivi dheu brenda galerisë.
Mësohet se 56-vjeçari ishte duke nxjerrë krom në këtë pjesë të minierës e cila ishte e braktisur në momentin ku një masiv dheu është shembur duke e zënë atë sipër.
Menjëherë ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të minatorit.
