Bildt: “2009-ta, viti që afroi Ballkanin me BE-në”
Autori i Lajmit: RedaksiaMinistri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bildt, vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria dhe Mali i Zi gjatë vitit 2009. Në një konferencë për shtyp, të zhvilluar në Stokholm, ai ka pohuar se ky vit ka qenë vit i hapjes dhe përparimit drejt Bashkimit Evropian për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Sukseset janë të dukshme në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes kalimtare për tregti me Serbinë, në ndërprerjen e bllokimit slloven në negociatat kroate, në avancimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë si dhe me shenjat për zgjidhje të kontestit midis Athinës dhe Shkupit për emrin për Maqedoninë”, - tha Bildt. “Vetëm BE-ja, për fat të keq, nuk e ndjek këtë dinamikë. Në çdo rast, dëshira jonë është që edhe ky shtet të realizojë heqje të vizave për udhëtim për shtetasit e saj në zonën e Shengenit", - theksoi ai. Bildt vlerësoi se liderët politikë lokalë janë fajtorë për ngecjen e BE-së në procesin e integrimeve evropiane dhe shtoi se ky shtet mund të dorëzojë kërkesë për kandidaturë për anëtarësim në BE kur do ti përmbushë kushtet. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian pranuan pak javë më parë kërkesën e Shqipërisë, për të marrë statusin e vendit kandidat. Më 28 prill 2009, presidenti Bamir Topi dhe kryeministri Sali Berisha dorëzuan aplikim e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Këshilli vendosi të zbatojë procedurën e përcaktuar në Artikullin 49 të Traktatit mbi Bashkimin Evropian. Rrjedhimisht, Komisioni ftohet të dorëzojë mendimin e tij. Duke iu referuar konsensusit të rikonfirmuar për zgjerimin siç përmendet dhe në konkluzionet e Këshillit Evropian të 14-15 dhjetorit 2006, Këshilli rikonfirmon se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është BE-ja”,- thuhej në deklaratën për shtyp. Por në të njëjtën kohë Këshilli vlerëson progresin e bërë nga Shqipëria për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke theksuar se performanca, në këtë drejtim është element thelbësor për Brukselin. “Rithekson se progresi i çdo vendi drejt BE-se varet nga përpjekjet individuale për të përmbushur kriteret e Kopenhagenit dhe kondicionalitetin e procesit të Stabilizim- Asociimit”, - thuhet në deklaratën e Këshillit të BE-së.
Ky lajm është publikuar: 25/12/2009