Bildt: Etapë të re për integrimin e Ballkanit në BE
“Dëshiroj që Suedia të jetë në gjendje, që gjatë kryesisë së BE-së, gjatë disa muajve të ardhshëm, gjithë Ballkanin Perëndimor ta sjellë në një etapë të re të procesit për anëtarësim në BE”, tha ministri i Jashtëm suedez, Karl Bildt, të shtunën në Stokholm, pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së.
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana, tha se takimi i sotëm i ministrave të jashtëm të BE-së, me vendet kandidate, Kroacinë, Maqedoninë dhe Turqinë ishte “shumë i frytshëm”. (rel/ start)