E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhvlerësimi i lekut, qytetarët ankohen për cmimet e larta

Efektet e para të zhvlerësimit të lekut kanë filluar të ndihen te qytetarët. Ata shprehen se cmimet e artikujve ushqimorë janë rritur dhe janë bërë të papërballueshme për buxhetet e tyre. 

TIRANE- Qytetarët ankohen për cmimet e artikujve ushqimorë, të cilat sipas tyre janë të papërballueshme për buxhetet familjare. Konsumatorët shprehen se cmimet janë rritur, vecanërisht ato të zarzavateve dhe frutave.

Ndërkohë tregtarët shprehen se cmimet nuk kanë ndryshuar por qytetarët nuk kanë para për të bërë blerje.
Tregjet priten të furnizohen me prodhimin vendas deri në fund të shtatorit, më pas do të nisë importi i artikujve ushqimorë, çmimi i të cilave është edhe më i lartë se ai i prodhimeve të fermerëve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›