E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, zbulohet parcela e hashashit në Krushovë

Pas asgjësimit të 221 rrënjë bimësh kanabis sativa, uniformat blu kanë rënë edhe në gjurmët e kultivuesit të tyre. Besim Qose, 37 vjeç me banim në qytetin e Korçës, është arrestuar nga policia lokale 

KORCE-Zbulohet një parcela me hashash fshatin Krushovë të komunës së Voskopojës. Pas asgjësimit të 221 rrënjë bimësh kanabis sativa, uniformat blu kanë rënë edhe në gjurmët e kultivuesit të tyre. Besim Qose, 37 vjeç me banim në qytetin e Korçës, është arrestuar nga policia lokale në vendin e quajtur “Mulliri i Hajdinit”, në afërsi të fshatit Krushovë. Në këtë fshat, ku thuajse mungojnë banorët, prania e të ardhurit nga qyteti i Korçës ka rënë në sy dhe policia është vënë në dijeni për “vizitat” jo të pakta të tij në fshatin malor. Për disa ditë është mbajtur nën vëzhgim dhe fill pas zbulimit të parcelës me kanabis, policia ka ndërhyrë duke i vënë prangat si dhe duke asgjësuar bimët.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›