Kryesia e PR, Godo: Nuk mora pjesë, negociatat të fshehta
Kryetari i Asamblesë Kombëtare të PR, Sabri Godo, deklaron se nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, pasi negociatat për Min.Mjedisit janë zhvilluar në fshehtësi të tij.
TIRANE- Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, Sabri Godo, në një intervistë për News24 deklaron se nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, pasi negociatat për Ministrinë e Mjedisit në qeverinë e ardhshme janë zhvilluar në fshehtësi të tij.
“Gjatë këtyre negociatave, për arsye që unë nuk i kuptoj mbeta krejt mënjanë, nuk më pyeti njeri, nuk u këshillua njeri me mua. Nuk mund të shkoja në mbledhjen e kryesisë për të dhënë votën time për ato që ishin pregatitur në fshehtësi nga unë dhe kështu nuk mora pjesë në mbledhjen e kryesisë. Unë dëgjova se është votuar me unanimitet, por unë jam njeri që u përmbahet fort parimeve të demokracisë dhe vendimi i kryesisë bëhet i detyrueshëm edhe për mua” u shpreh Godo për News24.
I pyetur për prurjet që do të kenë Republikanët në qeverinë e re Godo thekson se PR-së nuk i mungojnë njerëzit e aftë për t'u përfaqësuar në qeveri.
“Unë them me bindje se në Partinë Republikane nuk mungojnë njerëzit të cilët mund të marrin detyra dhe ti kryejnë ato me sukses” nënvizoi Godo.
(e.n/BalkanWeb)