Patos, banorët bllokojnë punimet në pusin e naftës
Banorë të zonës së Zharrezës dhe Patosit kanë dalë në një protestë duke bllokuar punimet që po kryen kompania Benkers në një pus nafte. Shkak sipas tyre janë dëmet që kanë pësuar në banesa.
PATOS- Dhjetra banorë të Zharrezës dhe Patosit kanë dalë në një protestë duke bllokuar punimet në një pus nafte, pronë e komapnisë Benkers. Shkak sipas tyre kanë qënë lëkundjet e forta të tokës , të cilat sipas banorëve janë shkaktuar nga shpërthimet e kryera nga kompania Benkers. Si pasojë ata kanë pësuar dëmtime në banesat e tyre. Të friksuar banorët janë shprehur se lëvizjet e forta të tokës në zonën ku ata banojnë janë ndjerë gjatë gjithë kësaj periudhe, ndërsa janë ripërsëritur edhe mesditën e djeshme. Banorët kërkojnë dëmshpërblim për dëmtimet e shkaktuara.
Këmbëngulja e tyre ka sjëllë në vendngjarje dhe kreun e Bashkisë së patosit dhe kreun e komunës Zharrëz, të cilët janë shprehur se në bashkëpunim me organet e drejtësisë dhe specialistë të kompanisë do të kërkohet hetim për ngjarjen.
Lëkundje të tilla të ngjashme kanë ndodhur edhe para një muaji. Banorët u shprehën se shkak ishin punimet e kryera në zonën naftëmbajtëse prej firmës Benkers. Ndërsa specialistë të saj e cilësuan lëkundjen e tokës dhe carjen e banesave si shkak i lëkundjeve të një tërmeti lokal.
(e.n/News24/BalkanWeb)