Bildt-Milloshoski: Maqedonia ka bërë progres
Maqedonia ka bërë progres edhe pse ende ekzistojnë çështje të hapura, vlerësuan në Bruksel, Karl Bildt, ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, e cila kryeson me BE-në, dhe shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski."Mendoj se po bëjmë përparim të mirë. Ekzistojnë çështje të hapura për të cilat po punojmë. Patëm mundësi të këmbejmë pikëpamjet tona edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor. Diskutuam edhe për mundësinë e progresit të rajonit drejt integrimeve evropiane", tha Bildt. Ministri Milloshoski theksoi se pajtohet plotësisht me konstatimet e Bildt për progresin e Maqedonisë dhe ndërkohë përsëriti se ekzistojnë ende çështje që duhet të përfundohen gjatë muajve të ardhshëm. Ndërkohë, ministri i Jashtëm suedez bëri thirrje që Maqedonia dhe Greqia duhet të zgjidhin mosmarrëveshjen lidhur me emrin zyrtar të vendit.
"Zgjidhja e problemit me emrin është në interes të të dyja palëve", theksoi ai.
"Zgjidhja e problemit me emrin është në interes të të dyja palëve", theksoi ai.